Athinasve u thanë të qëndrojnë brenda ndërsa zjarret e errësonin qiellin e qytetit

Evropë

Athinasve u thanë të qëndrojnë brenda ndërsa zjarret e errësonin qiellin e qytetit

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 10:33
Foto

Një zjarr i madh dhe i pakontrolluar ka kapluar Athinën.

Zjarri në periferitë Varibobi dhe Tatoi të kryeqytetit grek ishte më i keqi nga 81 zjarret që shpërthyen në të gjithë vendin në 24 orë nga e hëna vonë deri të martën vonë.

Autoritetet greke u thanë njerëzve në Athinë që të qëndrojnë brenda në shtëpi raporton Reuters.

Ndërsa pesë aeroplanë që lëshojnë ujë dhe nëntë helikopterë po ndihmonin më shumë se 500 zjarrfikës, ushtarë dhe grupe të shumta vullnetare në terren për ta fikur zjarrin.

Nuk ka raportime për të vdekur apo të lënduar rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat