Kamioni shkatërron autobusin, 9 të vdekur dhe 30 të plagosur në Turqi

Evropë

Kamioni shkatërron autobusin, 9 të vdekur dhe 30 të plagosur në Turqi

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Përplasja e një kamioni dhe një autobusi në Manisa të Turqisë rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, i ka marrë jetën 9 personave, ndërkohë që të paktën 30 të tjerë janë plagosur.

Mediat turke raportojnë se autobusi i cili kishte rreth 50 pasagjerë ishte nisur nga Izmiri drejt Stambollit , dhe u përplas me kamionin në qytetin e Soma.

Një zëdhënëse e policisë në vendngjarje tha se 6 nga viktimat vdiqën në vend, ndërsa 3 të të tjerë humbën jetën në spital.

Pamjet e para nga vendngjarja tregojnë dhe përmasat katastrofike të aksidentit, ku siç shihet gjysma e autobusit është shkatërruar totalisht nga përplasja fatale.

Sipas informacioneve të para shoferi i kamionit i cili po udhëtonte në rrugën anësore të autostradës, humbi kontrollin e automjetit.

Si pasojë ai përfundoi në barrierat në rrugën kryesore,duke goditur autobusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat