Pasi të largohet nga posti i kancelares, Merkel do të marrë rreth 15 mijë euro pension

Evropë

Pasi të largohet nga posti i kancelares, Merkel do të marrë rreth 15 mijë euro pension

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 14:26
Angela Merkel

Pas largimit nga detyra, kancelarja gjermane Angela Merkel do të marrë përfitime mujore të pensionit prej rreth 15,000 euro (përafërsisht 16,000 franga) sipas një llogaritjeje nga Federata e Tatimpaguesve në Gjermani.

Sipas organizatës, këto të drejta pensioni vijnë pasi që Merkel ishte pjesë e Bundestagut për një kohë të gjatë, si dhe nga koha që ka kaluar si ministre federale dhe kancelare.

Ashtu si të gjithë ish-kancelarët dhe ish-presidentët federalë, politikanja e CDU-së gjithashtu do të ketë të drejtën e një zyreje, një menaxheri për zyrën, dy folësve, një daktilografisti dhe një shoferi.

Pas gati 16 vitesh në krye të qeverisë, 67 vjeçarja nuk do të kandidojë më në zgjedhjet parlamentare në shtator, raporton Tagesanzeiger.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat