Erdogan: Do të kemi valë të re të migrantëve shkaku i Afganistanit

Evropë

Erdogan: Do të kemi valë të re të migrantëve shkaku i Afganistanit

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 20:44
Erdogan dhe Johnson

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha në një bisedë telefonike me kryeministrin britanik, Boris Johnson se një valë e re migrimi është e pashmangshme nëse nuk merren masat e nevojshme në Afganistan dhe Iran. Ai vuri në dukje se përparësia e Turqisë në Afganistan është evakuimi i qytetarëve.

Sipas Zyrës së Komunikimeve të Presidencës Turke, Erdogan deklaroi se para se migrimet ilegale në Afganistan të ktheheshin në krizë, të gjithë, veçanërisht vendet evropiane, duhet të marrin përgjegjësinë.

Ai deklaroi se afganëve duhet t’u sigurohet ndihmë në shtëpitë e tyre dhe vendet fqinje, në mënyrë që migrimi nga Afganistani të mos çojë në një tragjedi të re humanitare, raporton aa.

Erdogan tha se ky presion migrues mund të zvogëlohet duke rritur kontributet financiare të agjencive përkatëse të OKB -së, veçanërisht të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Më herët, Erdogan i bëri thirrje Bashkimit Evropian të respektojë detyrimet e tij ndaj emigrantëve për shkak të situatës kaotike në Afganistan, pasi Athina njoftoi se mund të kthejë emigrantët afganë në Turqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat