​Macron: Dialogu me talibanët nuk do të thotë që ne i njohim ata

Evropë

​Macron: Dialogu me talibanët nuk do të thotë që ne i njohim ata

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 00:04
Emmanuel Macron

Dialogu me talibanët nuk do të thotë që ne i njohim ata, tha sot presidenti iu Francës Emmanuel Macron.

"Ky dialog (me talebanët) është i nevojshëm për shkak të evakuimit. Talibanët kontrollojnë Kabulin dhe territorin e Afganistanit, kështu që ne duhet të zhvillojmë bisedime. Por kjo nuk do të thotë që ne i njohim ata. Ne kemi përcaktuar kushtet për ta," tha Macron për televizionin francez TF1.

Sipas tij, kushtet e vendosura ndaj talibanëve kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut dhe "dinjitetin e grave afgane".

Macron konfirmoi të shtunën se Franca ka filluar bisedimet me talibanët mbi operacionet humanitare dhe vazhdimin e evakuimeve nga Afganistani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat