Angela Merkel gati për takimin me krerët e qeverive të gjashtë vendeve

Evropë

Angela Merkel gati për takimin me krerët e qeverive të gjashtë vendeve

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 16:49
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të udhëtojë në Serbi dhe Shqipëri javën e ardhshme si pjesë e një vizite në Ballkanin Perëndimor, tha Zyra e Informacionit e Qeverisë Federale.

Sipas planit, Angela Merkel do të udhëtojë për në Serbi të hënën, më 13 shtator, ku do të mirëpritet në Beograd nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin do të zhvillojë një takim pune.

Në Beograd, kancelarja gjermane do të takohet gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Një drekë me krerët e qeverive të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të organizohet gjatë takimit dhe fokusi i takimit do të jetë në bashkëpunimin rajonal," tha ai.

Para se të kthehet në Berlin, Angela Merkel do të organizojë një takim me krerët e qeverive të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat