Stuhitë në Francë – shtatë persona mbyten në detet e Mesdheut

Evropë

Stuhitë në Francë – shtatë persona mbyten në detet e Mesdheut

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Të paktën shtatë persona janë mbytur në detet e trazuara të Mesdheut në jug të Francë, kanë deklaruar autoritetet.

Sipas BBC, ata u tërhoqën në det derisa notuan në shtatë plazhe – pavarësisht paralajmërimeve për ujëra të rrezikshëm.

Detet u trazuan nga stuhitë dhe erërat e forta.

Pesë persona, në moshën 60-70-vjeçare vdiqën në pesë plazhe në Herault, në jug-perëndim. Dy burra të tjerë, të moshës 58 vjeçare dhe 71 vjeçare, u mbytën në dy plazhe në Bouches-du-Rhone, më në lindje.

Shërbimet e urgjencës në Herault thonë se ata u përpoqën të shpëtonin 12 persona që po mbyteshin jashtë plazheve në Agde, La Grande-Motte, Marseillan, Serignan dhe Vias. Shtatë u shpëtuan, por pesë vdiqën.

“Unë nuk mund ta kuptoj se si njerëzit hynë në ujë kur detet ishin të trazuar. Ishte një ditë dramatike për rajonin tonë”, tha Jordan Dartier, kryebashkiaku i Vias, ku një burrë u mbyt pasi thuhet se ra nga shkëmbinjtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat