Kisha ruse sulmon Gjukanoviçin: Turp, nuk arrin të bashkojë popullatën!

Evropë

Kisha ruse sulmon Gjukanoviçin: Turp, nuk arrin të bashkojë popullatën!

Nga: F.B Më: 19 shtator 2021 Në ora: 10:32
Gjukanoviç

Mitropoliti Ilarion, që drejton njësinë e patriarkanës së Moskës për raporte me botën, ka vlerësuar se sjellja dhe veprimet e Gjukanoviç janë drejtuar në krijimin e konfliktit në vend dhe në pengimin e marrjes së detyrës nga mitropoliti Joanakije, gjë që përbënë turp për Malin e Zi, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

Kështu Kisha ruse ka komentuar ngjarjet në Malin e Zi me rastin e marrjes së detyrës nga Joanakije në Cetinje! Mitropoliti Ilarion ditë më parë tha se “Kisha ruse mbështet unitetin kanonik të Kishës Serbe”.

Ai shtoi se “protestat ishin drejtuar kundër vendosjes në fron të Mitropolitit, ato ishin artificiale dhe mund të jenë të lidhura me Gjukanoviçin që po vazhdon përpjekjen për rikthim në pushtet që e humbi pikërisht si pasojë e raportit armiqësor ndaj Kishës” tha Ilarion.

“Turp për Malin e Zi, që në krye të saj të jetë një lider që nuk arrin të bashkojë popullatën, që punon për ndarje e konflikte. Poshtërim ishte edhe fakti se patriarku serb që ishte për kryerjen e ceremonisë së marrjes së detyrës nga mitropoliti nuk kishte mundësi qetë të arrijë në Cetinje, sepse mbështetësit e Gjukanoviç u angazhuan në pengimin e tij” tha Ilarion për TV "Rusija 24“.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat