Akuzohet për vrasje pas 32 vitesh: Ish e dashura e drogoi dhe e vrau futbollistin italian

Evropë

Akuzohet për vrasje pas 32 vitesh: Ish e dashura e drogoi dhe e vrau futbollistin italian

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 10:51
Donato Bergamini

Ish e dashura e futbollistit italian, Donato Bergamini i cili vdiq më 18 nëntor 1989 në një aksident në autostradë, Isabella Interno akuzohet për bashkëpunim në vrasje me paramendim pas 32 vitesh nga aksidenti tragjik.

Fillimisht besohej se ishte një vdekje aksidentale kur trupi i Bergaminit supozohej se u përplas me një kamion në Kalabri, shkruan Klix.

Në fillim nuk kishte ndonjë version të mundshëm apo provë për ta konstatuar të kundërtën.

Pas një hetimi të nisur nga nëntori i vitit 2017, u konfirmua se ish-futbollisti u mbyt para se të përfundonte nën gomat e një kampioni.

32 vjet pas vdekjes së tij, ish e dashura Isabella dhe shoferi i kamionit, Rafel Pisano akuzohen për vrasje.

Ajo dyshohet se e drogoi Bergaminin dhe e vrau atë.

Kjo për shkak, sipas prokurorit, pas ndërprerjes së lidhjes së tyre.

Seanca e parë gjyqësore është caktuar për 25 tetor, dhe duket se e vërteta do të dal në pah më në fund.

Bergamini në karrierën e tij ka luajtur si mesfushor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat