106 persona në pranga, fitonin miliona euro përmes mashtrimeve

Evropë

106 persona në pranga, fitonin miliona euro përmes mashtrimeve

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Policia spanjolle dhe ajo italiane kanë arrestuar në bashkëpunim 106 pjesëtarë të një bande e cila  dyshohet se pastronte para për grupet mafioze dhe fitonte miliona euro përmes mashtrimeve në internet.

Shumica e anëtarëve të dyshuar janë italianë. Ky grup mashtronte shtetas të ndryshëm për të dërguar shuma të mëdha në llogaritë bankare spanjolle të kontrolluara nga ata. Këto para të zhvatura nga biznese dhe individë pastroheshin më pas përmes blerjeve të kriptomonedhës dhe rinvestoheshin në aktivitete të tjera kriminale.

Gjatë operacionit, policia italiane dhe spanjolle ka sekuestruar 224 karta krediti, një plantacion me  marihuanë dhe ka bllokuar 118 llogari bankare. Sipas Europol pjesëtarët e kësaj bande vepronin në ishullin Kanarie në Spanjë.

Të arrestuarit akuzohen për aktivitete të tjera kriminale si prostitucion,  trafikim i armëve dhe lëndëve narkotike. Gjatë vitit të kaluar ky grup arriti të fitonte rreth 10 milionë euro përmes veprimtarive të jashtëligjshme

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat