Breshëri plumbash ndaj makinës së këshilltarit të Zielinskit në Ukrainë

Evropë

Breshëri plumbash ndaj makinës së këshilltarit të Zielinskit në Ukrainë

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 18:11
Volodymyr Zelensky

Bresheri plumbash u qëlluan sot ndaj makinës së këshilltarit kryesor të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, në periferi të kryeqytetit Kiev.

Policia e quante ngjarjen tentativë vrasjeje duke shtuar se makina me të cilën po udhëtonte Serhiy Shefir u qëllua nga të paktën 10 plumba dhe shoferi i saj u plagos.

Një operacioni gjerë kërkimi po zhvillohet për autorët e “tentativës së vrasjes së dy qytetarëve ukrainas”, njoftonin autoritetet.

Presidenti Zelensky, i cili gjendet në New York për Asemblenë e Përgjithshme të OKB, tha se është shenjë dobësie të goditen ndihmësat e tij.

Zelensky shtoi se do të kthehet ne vend menjëherë pas fjalimit në OKB.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat