Portugalia ka shkallën më të lartë vaksinimit në botë

Evropë

Portugalia ka shkallën më të lartë vaksinimit në botë

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Portugalia tani është vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë, sipas shifrave nga “Our World In Data”.

Sipas medieve të huaja, rreth 84 për qind e popullsisë prej 10.3 milionë banorëve në vend tani është plotësisht e vaksinuar. Kjo është norma më e larta në botë, para Emirateve të Bashkuara Arabe (80.8 për qind) dhe Singaporit (77.3 për qind) dhe shumë përpara të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (61.6 për qind).

Qëllimi i Portugalisë për të vaksinuar me dy doza 85 për qind të popullsisë së saj tani është i arritshëm dhe vendi pritet të lehtësoj disa nga masat e vendosura për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Bazuar në të dhënat e Worldometer, Portugalia deri më tani ka regjistruar rreth 1 milion raste të coronavirusit dhe më shumë se 17 mijë viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat