Greqia ‘blindohet’ me fregatat e reja: Turqia ka kaluar çdo logjikë, do i përgjigjemi

Evropë

Greqia ‘blindohet’ me fregatat e reja: Turqia ka kaluar çdo logjikë, do i përgjigjemi

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias u shpreh sot se Turqia ka shkuar përtej çdo logjike duke e paralajmëruar se Athina do t’i përgjigjet çdo veprimi provokues me maturi dhe respekt të plotë të të Drejtave Ndërkombëtare.

Ai përsëriti se Greqia dëshiron të mbajë kanale komunikimi me Turqinë, por gjithmonë në kontekstin e ligjit ndërkombëtar, dhe vuri në dukje se ishte inkurajuese të merrte mesazhe të qarta mbështetjeje, por edhe mirëkuptimi, edhe nga partnerët më skeptikë gjatë takimeve në Asamblenë e OKB-së. Ai madje tha se “kjo përpjekje do të vazhdojë, duke investuar në marrëdhëniet që kemi zhvilluar tashmë, por edhe duke ndërtuar lidhje të reja“.

Ndërkohë që nesër Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias dhe Ministri i Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos do të jenë në Paris për të firmosur një marrëveshje që ka të bëjë me furnizimin e fregatave.

Kjo paketë gjithashtu përfshinë të gjitha sistemet e armëve që këto anije mund të mbajnë. Pak muaj më parë Greqia nënshkroi marrëveshjen me Francën për furnizimin me 24 avionë luftarakë. Sinjale të qarta për Turqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat