Berlin, raportohen raste të sindromës Havana në ambasadën amerikane

Evropë

Berlin, raportohen raste të sindromës Havana në ambasadën amerikane

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Policia në Berlin thotë se ka filluar hetimet pasi stafi në ambasadën amerikane raportoi se kishte simptoma të së ashtuquajturës sindroma Havana.

Hetimi për këtë ka filluar në gusht, tha policia.

Të premten presidenti Biden u zotua se do të zbulojë “shkakun dhe kush është përgjegjës” për sindromën.

Të prekurit thonë se përjetuan një presion të papritur në kokë dhe se dëgjonin zhurma të çuditshme. Të tjerët janë ankuar për marramendje, nauze dhe lodhje, ndër simptoma të tjera.

Një zëdhënës i ambasadës nuk pranoi të flasë për hetimet e policisë, por i tha Reuters se hetimi nga amerikanët ishte duke vazhduar në rastet që janë raportuar në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat