Greqia merr vendimin ekstrem për të punësuarit: Certifikatë shëndetësore ose test, gjobë 2 mijë euro

Evropë

Greqia merr vendimin ekstrem për të punësuarit: Certifikatë shëndetësore ose test, gjobë 2 mijë euro

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë së Greqisë ka vendosur që të bëjë me detyrim certifikatën shëndetësore për punonjësit e sektorit privat në vend.

Vendimi është marrë pak më parë dhe kushdo që punon në sektorin privat ose kërkon të marrë një shërbim nga shërbimi publik do të duhet të kryejë një test të shpejt ose PCR për t’u futur në punë ose për të marrë këtë shërbim.

Kushdo që nuk paraqet certifikatën shëndetësore do të duhet që të kryejë testin për t’ja paraqitur punëdhënësit ose sportelistit në institucionet publike kur ka për të marrë një shërbim aty.

Kostoja e testit do të mbulohet nga vetë qytetarët e pavaksinuar, ndërsa nuk lejohet të bëhen më shumë se dy teste në javë.

Gjobat për mosrespektimin e masave fillojnë nga 150 euro për të punësuarit “part time” deri në 2 000 euro në varësi të shkeljes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat