66-vjeçarja thotë se qëlloi burrin për vdekje kur e talli për ushqimin e përgatitur për ditëlindje, pas dekadave të abuzimit

Evropë

66-vjeçarja thotë se qëlloi burrin për vdekje kur e talli për ushqimin e përgatitur për ditëlindje, pas dekadave të abuzimit

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 22:22
Pamje nga videoja

Një grua në Britani ka thënë në gjykatë se qëlloi për vdekje bashkëshortin pas një debati për ushqimin “fshatar” që kishte përgatitur për ditëlindjen e saj.

66 vjeçarja Penelope Jackson, ka pranuar vrasjen e bashkëshortit 78 vjeçar David Jackson, por thotë se më parë kishte tentuar vetëvrasjen për të shpëtuar nga marrëdhënia e dhunshme edisa dekadave.

Konflikti i tyre i fundit nisi gjatë darkës së çiftit të moshuar në lidhje direkte në distancë gjatë kohës së izolimit të pandemisë, me bijën  e tyre dhe bashkëshortin e saj.

Jackson tha në gjykatën e Bristol se e kishte humbur toruan kur David ishte tallur me disa shtesa që ajo i kishte bërë ushqimit të blerë më herët, duke e qëlluar për vdekje.

Gruaja thotë se pas darkës kishte shkuar për të fjetur me thikën me vete duke dashur të vriste veten.

Por ndryshoi mendin dhe vendosi të therrte bashkëshortin kur ai vinte në lojë edhe kërcënimet e saj për vetëvrasje.

Teksa ai ishte duke vdekur, gruaja kishte thirrur shërbimet e emergjencës, duke i thënë operatorit se kishte “tentuar ta godiste në zemër, por ai nuk ka një të tillë”.

Sot në gjykatë Jackson kujtonte ngjarjen tragjike të 13 shkurtit në shtëpinë e tyre në Berrow, Somerset, në jugperëndim të Britanisë.

Gruaja tha se i vinte neveri për ato që kishte thënë në telefonatën me shërbimet e emergjencës, por shtonte se nuk ishte më vetëvetja pas më shumë se 20 vjet abuzimi.

Jackson thotë se ata kishin kaluar një pasdite të këndshme, para se të niste argumenti për  gatimin e patateve që ajo i kishte shtuar ushqimit të detit që kishin marrë për ditëlindje.

Jackson thotë se debati nisi gjatë prezencës me lidhje direkte të bijës dhe burrit të saj, dhe e ndryshoi krejt atmosferën.

“Përçmi i i tij për mua është aq i vrazhdë sa mund ta bënte dhe para bijës time, këtë të fundit nuk e kishte bërë kurrë. Mendova se nuk mund të vazhdoj më kështu. Ai u soll në mënyrë të tmershme me mua para bijës time”.

Më pas Jackson kishte shkuar e tronditur në dhomën e gjumit, duke marrë me vete thikën e kuzhinës që kishte blerë për ditëlindjen e saj.

A akuzuara shtonte: “E dija që duhet të largohesha, isha e tmerruar dhe e zemëruar. Kisha blerë për vete atë ditë një komplet të bukur thikash. Mora një prej tyre dhe kisha vendosur që nuk do ta përdorja, por do t’i thoja me të në dorë ‘Nëse më afrohesh më … prandaj më qëndro larg’”.

“E vendosa poshtë jastëkut dhe doja që ai të dinte se nuk do të më godiste me apo nuk do të më kapte më nga fyti”.

Jackson thotë se ishte në krevat kur i tregoi të shoqit atë që kishte vendosur.

“Doja që ai të ndjente përgjegjësi që më kishte bere të kaloja të gjitha këto, por ai vetëm tha: ‘Mos u bëj patetike, ose bëje ose shko në krevat’”.

Menjëherë pas kësaj gruaj nuk kishte pritur më por i nguli disa herë thikën.

“Ai më tha, ‘Hë pra bëje’ dhe unë e humba, e bëra. Nuk kam qenë ndonjëherë e dhunshme në jetën time. Ai më shikonte, ishte i përgjakur. Unë u tmerrova e dola nga dhoma”.

Jackson më pas shkoi në kuzhinë, la thikën dhe shkroi një letër pranimi, ku i referohej bashkëshortit si një “baba i shkëlqyer”, por shtonte: “Maska e tij u gris sonte”.

E akuzuara është paditur për vrasje por pranon vetëm vrasje nga pakujdesia.

Çifti ishin martuar në prill 1996 dhe të dy ishin martuar edhe më parë.

Zoti Jackson, punonte në një rang të lartë me logjistikën e ushtrisë britanike e më pas në ministrinë e mbrojtjes.

Zonja Jackson ka qenë llogaritare e ministrisë së mbrojtjes dhe me pas e departamentit të Zhvillimit Ndërkombëtar.

Gjyqi vazhdon.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat