Mbretëresha në gjendje jo të mirë shëndetësore, kalon natën në spital

Evropë

Mbretëresha në gjendje jo të mirë shëndetësore, kalon natën në spital

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 07:12
Mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, marrë nga BBC.

Ajo e kaloi natën e së mërkurës në spital për kontrolle paraprake mjekësore dhe tani është kthyer në Kështjellën Windsor.

Pallati Buckingham njofton se mberëresha aktualisht është “me humor të mirë”.

“Pas këshillave mjekësore për të pushuar për disa ditë, mbretëresha u dërgua në spital të mërkurën pasdite për disa kontrolle mjekësore, për t’u kthyer në Kështjellën Windsor në drekë sot dhe është në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat