Një konflikt i ri? Dodik nxjerr në rrugë forcat paramilitare të “Republika Srpskas”

Evropë

Një konflikt i ri? Dodik nxjerr në rrugë forcat paramilitare të “Republika Srpskas”

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 17:42
Forcat paramilitare të “Republika Srpskas”

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka disa ditë që është duke kërcënuar me shpërthimin e një konflikti të ri. Dodik dëshiron që të shkëput “Republia Srpskan” nga Bosnja dhe për këtë ai ka kërkuar edhe armatim nga Rusia.

Ndërkohë gazetari boshnjak, Jasmin Mujanovic, ka publikuar një video ku shihen forcat paramilitare të “Republika Srpskas” të cilat Dodik i ka nxjerrë në rrugë.

Mujanoviq thotë se është e qartë që Dodik po tregon vullnetin e tij politik për të nxitur konflikt.

“Dodik po tregon kapacitetet e tij paraushtarake dhe vullnetin politik për të nxitur konflikt”, ka shkruar Mujanoviq.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat