Lajçak: Mali i Zi mund të llogarisë në mbështetjen e qartë të BE-së në anëtarësim

Evropë

Lajçak: Mali i Zi mund të llogarisë në mbështetjen e qartë të BE-së në anëtarësim

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 17:56
Foto nga takimi

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Sergej Sekuloviç.

Lajcak përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky takim ishte shumë produktiv dhe se Mali i Zi mund të llogarisë në mbështetjen e qartë të Bashkimit Evropian për antarësim,

“Takimi shumë produktiv me Sergej Sekuloviç, Ministër i Brendshëm i Malit të Zi.

Diskutuam zhvillimet aktuale në Mal të Zi dhe perspektivën e tij në Bashkimin Evropian. Mali i Zi duhet të qëndrojë në vijë dhe mund të llogarisë në mbështetjen e qartë të BE-së”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat