Doza e tretë edhe në Europë/ Prioritet personat me sistem të dobët imunitar

Evropë

Doza e tretë edhe në Europë/ Prioritet personat me sistem të dobët imunitar

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Agjencia Evropiane e Barnave i dha dritën jeshile dozës së tretë të vaksinës Moderna kundër koronavirusit.

Tashmë ajo mund të injektohet tek njerëzit që i përkasin moshës 18 vjeç e lart, së paku gjashtë muaj pasi të kenë marrë dozën e dytë.

Ekspertët rekomandojnë që prioritet të kenë personat me sistem të dobësuar imunitar.

Kjo është vaksina e dytë përforcuese që miratohet në bashkimin evropian, pas Pfizer/Biontech.

Vendet anëtare të unionit vendosin vetë nëse popullsia duhet të marrë dozën përforcuese ose jo.

Ndërkaq, autoritetet amerikane kanë autorizuar dozat përforcuese të vaksinave Pfizer/Biontech, Moderna dhe Johnson&Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat