Orban mbështet Marine Le Pen për presidencën franceze

Evropë

Orban mbështet Marine Le Pen për presidencën franceze

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 15:57
Viktor Orban, Marine Le Pen

Liderja e ekstremit të djathtë francez Marin Le Pen ka marrë mbështetjen publike të kryeministrit hungarez Orban, në garën e saj për presidencën franceze. Hungarezi Orban është në fakt mbështetësi i çdo sovranisti apo nacionalisti europian. Në muajin shtator ai priti drejtuesin televiziv të ekstremit të djathtë franceze, Erik Zemur i cili është kthyer në një makth për Grupimin Kombëtar të Marine Le Pen për shkak se çdo gjë flet për një kandidim të tij për presidencën franceze. Subjekti politik që ai synon të krijojë do të quhet: Vox Populi.

Për sovranin e Budapestit, ajo që ndodh në Europë nuk është një përfaqësim i vullnetit të qytetarëve europianë. Aleancat e partive  që janë krijuar në 30 – 40 vitet e fundit, po humbasin kuotë. Kryeministri hungarez këmbëngul se ka lindur një epokë e re dhe se është në kërkim të partnerëve të rinj për të bashkëpunuar për këtë sezon të ri. Sipas tij ata që i kanë qëndruar pranë si në rastin e Le Pen dhe partisë së saj, janë aleatë të mundshëm.

Për Le Pen nuk mund të kishte një bekim më të mirë, dhe në reagimin e saj para mediave në Hungari, ajo kritikoi gazetarët të cilët përpiqen t’i japin leksione të gjithëve. Liderja e ekstremit të djathtë francez po përpiqet të bëjë bashkë atë elektorat ende të pasigurte të së majtës, që mund t’i duhet për të marrë përfundimisht presidencën franceze.

Ajo u shpreh se nuk po kërkon klone, por aleatë dhe meqënëse është shumë solidare me sovranitetin e kombeve, ajo nuk do i lejonte vetes të bënte predikime, gjë që gazetarët e bëjnë shpesh.

Dy vite më parë Viktor Orban kishte përjashtuar çdo marrëdhënie me Marine Le Pen, ndërsa tani të dy po bashkëpunojnë për atë që e kanë cilësuar si supershtetin europian. Gazetarët francezë që shoqëronin Le Pen, mbetën të befasuar nga pritja që Orban i bëri asaj: e denjë për një kre shteti

Le Pen kërkon t’u tregojë francezëve që tashmë është një lidere e vërtetë europiane dhe askush nuk mund ta lërë në hije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat