Rekord të infektuarish për të dytën ditë radhazi në Ukrainë

Evropë

Rekord të infektuarish për të dytën ditë radhazi në Ukrainë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 09:05
Ilustrim

Ukraina ka regjistruar 26,870 raste në 24 orë, një numër rekord të infektuarish për të dytën ditë radhazi. Vendi regjistroi gjithashtu 648 viktima duke çuar numrin e përgjithshëm  në 66, 852.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko njoftoi se kryeqyteti do të vendosë kufizime të reja nga 1 nëntori dhe i bëri thirrje qeverisë kombëtare të marrë masa të mëtejshme.

“Situata në kryeqytet po përkeqësohet me ritme të shpejta. Numri i pacientëve të shtruar në spital gjithashtu është në rritje.Masat e reja nënkuptojnë se njerëzit do të duhet të paraqesin një certifikatë vaksinimi kundër Covid ose një test negativ PCR përpara se të kenë akses në aktivitetet e brendshme në kryeqytet", tha ai.

7.22 milion persona janë vaksinuar plotësisht kundër Covid në Ukrainë, përkatësisht 16.4%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat