Kryeministri britanik flet për gjendjen shëndetësore të Mbretëreshës

Evropë

Kryeministri britanik flet për gjendjen shëndetësore të Mbretëreshës

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:05
Mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II, e cila do të qendrojë për më shumë se dy javë në regjim, është “në formë shumë të mirë”, tha kryeministri Boris Johnson në samitin e G20 në Romë gjatë një interviste

“Kam folur me të dhe ajo është në formë shumë të mirë”, tha kreu i qeverisë britanike në një intervistë për kanalin britanik Channel 4, duke i qetësuar të gjithë.

“Ajo thjesht duhet të ndjekë këshillat e mjekëve të saj dhe të pushojë pak”, vazhdoi Boris Johnson.

Mbretëresha, e cila kaloi një natë në spital javën e kaluar për t’iu nënshtruar “ekzaminimeve paraprake”, sipas kushteve të Pallatit Buckingham, duhet të anulojë pjesëmarrjen e saj në festivalin e përkujtimit më 13 nëntor, i cili u bën homazh i ushtarëve britanikë.

Mbretëresha vendosi të pushonte më 20 tetor, një ditë pas një pritjeje në Kështjellën Windsor ku ajo u shfaq duke biseduar me kryeministrin e saj Boris Johnson dhe biznesmenin amerikan Bill Gates.

Dalja e saj e fundit në sytë e publikut daton të enjten, më 28 tetor, kur ajo i dha medaljen e artë për poezi poetit anglez David Constantine gjatë një seance videokonferencë.

Një video 24 sekonda e transmetuar nga pallati e tregon atë duke buzëqeshur, duke diskutuar përmes ekraneve të ndërlidhura me poetin.

Elizabeth II, bashkëshorti i së cilës Princi Philip vdiq prillin e kaluar në moshën 99-vjeçare, së fundmi u pa duke ecur me bastun, për herë të parë që nga viti 2004, ku ajo kishte përdorur një bastun pas një operacioni në gju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat