Prag lufte?! Rusia vendos 90 mijë ushtarë pranë kufirit me këtë shtet

Evropë

Prag lufte?! Rusia vendos 90 mijë ushtarë pranë kufirit me këtë shtet

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 21:42
Ushtarët rusë

Rusia ka lënë 90 mijë ushtarë pranë kufirit me Ukrainën pas stërvitjeve ushtarake të ditëve të fundit.

Këtë e konfirmoi Ministria e Mbrojtjes e Kievit, që saktësoi se shumë njësi u larguan nga zona. Forcat e armatosura të Rusisë mbajtën një sërë stërvitjesh të shkallës së gjerë gjatë gjysmës së dytë të këtij viti, përfshirë ato ajrore.

Distanca e njësisë së mbetur nga kufiri i Ukrainës është 260 kilometra, por Kievi është në gjendje gatishmërie dhe nuk ka ulur vigjilencën. Ministrja e mbrojtjes e Ukrainës tha se Rusia I përdor këto lojëra ushtarake për të mbajtur nën tensionet rajonet e lindjes së vendit dhe presionin politik ndaj shteteve fqinje.

Ndërkohë, Moska dhe Kievi kanë përgënjeshtruar lajmet se Rusia po grumbullon ushtrinë në pika strategjike pranë kufirit ukrainas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat