Ambasadori i Bosnjës në OKB: “Kriza më e madhe pas luftës, e udhëhequr nga Dodik”

Evropë

Ambasadori i Bosnjës në OKB: “Kriza më e madhe pas luftës, e udhëhequr nga Dodik”

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Ambasadori i Bosnjë dhe Hercegovinës pranë OKB-së Sven Alkalaj vlerësoi mbrëmë se Bosnja po përballet me “krizën më të madhe ekzistenciale të pasluftës”, e cila, siç pretendon ai, udhëhiqet nga anëtari serb i presidencës atje,  Milorad Dodik, dhe Aleanca e tij e socialdemokratëve të pavarur.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Alkalaj lexoi pjesë nga raporti i Christian Schmidt, i cili nuk mori mbështetjen e Rusisë dhe Kinës për të dorëzuar raportin, raporton Tanjug.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar mbrëmë njëzëri rezolutën e cila i zgjat mandatin e EUFOR-it.

Ambasadori francez në OKB, Nicolas de Riviere, ka thënë se vendi i tij e mbështet integrimin evropian të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe e mirëpret miratimin e rezolutës që zgjat misionin e BE-së atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat