Autoritetet turke hetojnë 30 persona për dezinformata rreth shëndetit të presidentit

Evropë

Autoritetet turke hetojnë 30 persona për dezinformata rreth shëndetit të presidentit

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 13:32
Erdogan

Autoritetet turke kanë hapur një hetim ligjor kundër 30 personave të akuzuar për postimin e dezinformatave në Twitter për shëndetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, shkruan BBC.

Ata postuan "përmbajtje manipuluese" në Twitter duke përdorur hashtagun #olmus (i vdekur në turqisht), tha policia.

Hashtag-u filloi në trend mes spekulimeve në rritje për shëndetin e Erdogan.

Aleatët kërkuan t'i shuanin ato thashetheme duke ndarë imazhe të tij.

Politikanët rivalë që kundërshtojnë qeverinë e Erdogan shpesh vënë në pikëpyetje shëndetin e presidentit dhe thashethemet e pavërtetuara kanë qarkulluar prej vitesh.

Erdogan, 67 vjeç, iu nënshtrua një operacioni në zorrën e poshtme në vitin 2011. Që atëherë, presidenti shpesh ka mohuar raportet se kishte kancer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat