Kryeminstri i Suedisë pritet të jap dorëheqje, ja kush do ta zëvëndësojë

Evropë

Kryeminstri i Suedisë pritet të jap dorëheqje, ja kush do ta zëvëndësojë

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 07:50
Stefan Löfven

Kryeministri socialdemokrat i Suedisë, Stefan Löfven pritet të japë dorëheqje brenda disa ditësh.

Një zëdhënëse e z.Lofven tha për agjencinë e lajmeve  Deutsche Welle se kryeministri synon të informoj kryetarin e paralamentit Andreas Norlen,  në fillim të kësaj jave.

Kjo lëvizje ishte e pritshme pasi Lofven kishte njoftuar në gusht se ai synonte të largohej si lider i partisë dhe më pas si udhëheqës i qeverisë.

Me këtë iniciativë ai dëshiron t'i japë mundësinë pasuesit të tij që të përgatitet më lehtë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen në vendin skandinav në fund të verës së vitit 2022.

Ministrja e Financave Eva Magdalena Andersson u zgjodh kryetarja e re e partisë të enjten. 

Kreu i ri i socialdemokratëve do të pasojë gjithashtu Stefan Lofven si kryeministër.

Megjithatë, duke pasur parasysh shumicën marxhinale të partisë së saj në parlamentin suedez, asaj do t'i duhet të bindë partitë e tjera që të mos e kundërshtojnë atë, për t'i dhënë asaj votëbesimin.

Socialdemokratët kanë qeverisur Suedinë për vite me radhë, në bashkëpunim me të Gjelbërit, me të cilët ka formuar një qeveri koalicioni të pakicës. 

Lofven është kryeministër që nga tetori i vitit 2015.

Andersson do të jetë gruaja e parë që do të marrë postin e kryeministrit, megjithëse Suedia është ende një nga vendet më të përparuara për sa i përket barazisë së gjinive.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat