Një oficer policie sulmohet me thikë në Kanë të Francës, “neutralizohet” i dyshuari

Evropë

Një oficer policie sulmohet me thikë në Kanë të Francës, “neutralizohet” i dyshuari

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Një zyrtar i policisë u plagos pasi u godit me thikë në Kanë, në jug të Francës, dhe sulmuesi i tij është “neutralizuar”, tha të hënën ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin.

Sipas mediave të huaja, sulmi në Kanë vjen pasi shqetësimet mbi krimin e dhunshëm dhe terrorizmin janë ndër shqetësimet kryesore të votuesve, në prag të zgjedhjeve presidenciale franceze të vitit 2022.

“Unë do të shkoj menjëherë në vendngjarje sot në mëngjes dhe i ofroj mbështetjen time policisë kombëtare dhe qytetit të Kanës”, ka shtuar Darmanin në llogarinë e tij në Twitter.

BFM TV, duke cituar një burim policor, tha se sulmuesi hapi derën e një makine policie të vendosur përpara stacionit të policisë, duke goditur me thikë policin në timon.

Më pas ai tentoi të sulmonte një polic të dytë në makinë, por një polic i tretë në makinë qëlloi me armë, duke e plagosur rëndë sulmuesin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat