Të rinjët në Beograd përpiqen ta pastrojnë fytyrën e një krimineli lufte

Evropë

Të rinjët në Beograd përpiqen ta pastrojnë fytyrën e një krimineli lufte

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Një grup të rinjsh serbë sot po qëndrojnë afër muralit të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq duke provuar që ta kthejnë atë në gjendjen e mërparshme. Ata sollën brusha, shishe dhe sfungjerë duke u përpjekur që ta heqin ngjyrën me të cilën u pikturua murali, raporton H1.

Kjo media ka provuar të marrë një deklaratë nga të rinjtë nëse i përkasin ndonjë organizate por ata kanë deklaruar se jetojnë në atë lagje dhe janë organizuar sepse janë patriotë.

Ata kanë mohuar se i përkasin ndonjë organizate. Gjysmë ore pasi ata mblodhën për ta fshirë muralin, lideri i së djathtes serbe, Misha Vacic, u pa duke ecur përreth muralit.

Anëtari i Partisë Socialdemokratë të Serbisë, Gjorgjo Zhujoviq, ka folur për N1 pasi ka hedhur një kovë ngjyrë të bardhë në muralin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, në një rrugë të Beogradit.

Zhujoviq ka thënë se ky është një akt prej një njeriu normal. Ai tutje ka thënë se nuk është normale që në Beograd të shfaqen murale të tilla të cilat përshkruajnë serbët “ashtu siq nuk janë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat