Moti i keq shkakton tornado në Itali, humb jetën 1 person

Evropë

Moti i keq shkakton tornado në Itali, humb jetën 1 person

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 10:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tornado ka shkaktuar vdekjen e një 53-vjeçari në Modica (Raguza).

Burri që kishte dalë nga shtëpia u godit nga stuhia e dhunshme. Tornado goditi edhe zonën e tregut të fruta-perimeve të Comiso, pranë një stacioni karburanti.

Rruga provinciale 7, e cila të çon nga Comiso në Chiaramonte Gulfi, është mbyllur pasi çatitë e disa dyqaneve kanë përfunduar në rrugë.

Zjarrfikëset, policia dhe teknikët komunalë janë duke dhënë ndihmën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat