Vdesin shtatë emigrantë dhe plagosen gjashtë të tjerë në Greqi, shkak përmbysja e automjetit

Evropë

Vdesin shtatë emigrantë dhe plagosen gjashtë të tjerë në Greqi, shkak përmbysja e automjetit

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 09:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Egnatia Odos në Greqi. Në aksident është përfshirë një automjet i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Automjeti është konstatuar fillimisht nga policia e cila i ka bërë me shenjë të ndalonte. Por në këtë moment shoferi i automjetit i cili thuhet se ishte me origjinë moldave ka shtuar shpejtësinë për ti shpëtuar policisë.

Por ky ka qenë edhe momenti tragjik, pasi duke tentuar ti largohet policisë, drejtuesi i automjetit në momentit kur ka synuar të dalë nga rruga Egnatia është përplasur me anësoret në rrugë dhe është përmbysur.

Policia dhe ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje nxorën nga rrënojat 7 të vdekur, 6 të plagosur rëndë të cilët u dërguan në spitalin e Komotinit , ndërsa 2 të tjerë të cilët ishin të plagosur lehtë u dërguan në spitalin e Ksantisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat