Po ecte në rrugë, 13-vjeçari qëllohet me plumb pas shpine, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Evropë

Po ecte në rrugë, 13-vjeçari qëllohet me plumb pas shpine, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 18:07
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Angli. Një djalë 13-vjeçar është qëlluar  me një plumb pas shpine ndërsa po në rrugë në Birmingham.

Mediat angleze bëjnë me dije se i riu po lufton me jetën.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa i vogli menjëherë u dërgua me urgjencë në spital në një gjendje kritike për jetën.

Ekuipazhet e emergjencës, përfshirë oficerë policie të armatosur, vrapuan në vendngjarje pak pas orës 19:00 mbrëmë pasi djali u gjet i rrëzuar në nënkalim.

Ndërkohë një zëdhënës i policisë së West Midlands tha: “Ne po i bëjmë thirrje urgjentisht kujtdo në zonë me çdo informacion. Kjo është një zonë e ngarkuar me shumë shoferë, kështu që ne po i kërkojmë kujtdo që ka kamera të kontrollojë pamjet e tyre pasi kjo mund të na ndihmojë të identifikojmë personat përgjegjës."

Deri më tani nuk dihen detajet e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat