Shkon në 57 numri i viktimave nga shpërthimi i një miniere qymyri në Rusi

Evropë

Shkon në 57 numri i viktimave nga shpërthimi i një miniere qymyri në Rusi

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 08:34
Ilustrim

Ka shkuar në 57 numri i viktimave nga shpërthimi në një miniere qymyri në Siberi, duke përfshirë dhe punonjësit e shpëtimit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se numri i të plagosurve nga shpërthimi i metanit në minierën e qymyrit është 63. Ndërkohë  të plagosurit po trajtohen në katër spitale siberiane, sipas Vitaly Heraskov, zëvendësministër i shëndetësisë në rajonin e Kemerovës.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të së enjtes në minierën Listviaznaya në Kemerovë, zonë ku funksionojnë shumë miniera qymyri.

Në minierë ishin më shumë se 250 persona.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat