Humbi jetën, dalin mesazhet e fundit të 24 vjeçares për të fejuarin: Mos u mërzit, do të shpëtoj!

Evropë

Humbi jetën, dalin mesazhet e fundit të 24 vjeçares për të fejuarin: Mos u mërzit, do të shpëtoj!

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 14:27
Baran Nouri Hamadami me te fejuarin

Vajza që shikoni në fotot e bashkëngjitur lajmit është viktima e parë  e konfirmuar nga tragjedia në brigjet franceze ku humbën jetën 27 persona në përpjekje për të hyrë në Britaninë e madhe.

Baran Nouri Hamadami, udhëtoi disa shtete, Gjermani e Francë, për të takuar pas shumë kohësh të fejuarin që jetonte në Angli, një surprizë e saj e cila përfundoi në tragjedi.

Sot ka reaguar për mediat e huaja, babai I 24 vjeçares i cili i shkatërruar nga tragjedia e rëndë në kanalin mes Francës dhe Anglisë sulmoi ashpër trafikantët dhe dy shtetet, Anglinë dhe Francën.

“Kjo është një tragjedi jo vetëm për mua, por për të gjithë Kurdistanin dhe botën. I kërkoj qeverisë franceze të shtrëngojë kufijtë e saj dhe të ndalojë ata kasapë. Ata nuk janë kontrabandistë, janë mafiozë. Kjo është kërkesa ime e vetme.

Ato varka që po përdorin nuk janë bërë për këtë qëllim. Ata i trajtojnë ata të varfër si kafshë.

Ku ishin të drejtat e saj njerëzore? Është roli i qeverisë franceze që të ketë një procedurë të rreptë për të ndaluar ata kasapë për të shmangur tragjedi të mëtejshme.

Dhe shpresoj që njerëzit tanë të ndalojnë së menduari për migrimin duke përdorur mënyra të ngjashme.”- tha për mediat Nuri Mohammed Amin, babai i 24 vjeçares.

Çfarë ndodhi në kanalin mes Francës dhe Anglisë?

27 viktima është bilanci i tragjedisë të ndodhur në këtë kanal ku shtetas nga Lindja e Mesme po tentonin të kalonin drejt Anglisë.

Mes viktimave mësohet se ishin 5 gra dhe një vajzë e mitur ndërkohë policia franceze vuri në pranga menjëherë pas ngjarjes 5 persona të lidhur me trafikun e njerëzve drejt Britanisë së Madhe.

Një ndër viktimat është 24 vjeçarja Hamadamin, një studente e sapo fejuar e cila kishte udhëtuar nëpër Gjermani dhe Francë për t’u bashkuar me të fejuarin në Britaninë e Madhe.

Ajo kishte paguar një shumë të majme për trafikantët në mënyrë që të kalonte shëndoshë e mirë drejt Anglisë.

Sipas dëshmive, ajo ka folur me të fejuarin e saj, Karzan Asaad dhe ai gjurmonte GPS-in në telefonin e saj.

Sinjali u shua pas 4 orësh në det, dhe mesazhi I saj I fundit ishte se varka ishte përmbysur por shpëtimtarët ishin rrugës.

Trupi i saj u identifikua tragjikisht nga një i afërm në një morg francez dje. 

Image
Baran Nouri Hamadami me te fejuarin
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat