Omicron po afrohet/ Shënohet rasti i parë me Covid-in afrikan në Itali

Evropë

Omicron po afrohet/ Shënohet rasti i parë me Covid-in afrikan në Itali

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 22:48

Instituti i Lartë i Shëndetit i Italisë (ISS) ka zbuluar rastin e parë me variantin afrikan të Covid, i njohur edhe si "Omicron". Bëhet fjalë për një person i cili kishte qenë së fundmi në Mozambik. “Pacienti dhe familjarët e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore”- thuhet në një deklaratë. Kujtojmë se ditën e djeshme Belgjika konfirmoi gjithashtu rastin e parë.

Po ashtu edhe Anglia ka konfirmuar dy raste me këtë variant ndërkohë që janë mbyllur fluturimet me Afrikën e Jugut. Omicron është potencialisht më ngjitës se variantet e mëparshme, megjithëse ekspertët nuk e dinë ende nëse do të shkaktojë sëmundje më të rënda.

Mutacioni afrikan, i quajtur 501.V2, duket një variacion më i përparuar i mutacionit britanik, dhe ka rritur në mënyrë të ndjeshme shifrat e bilancit në Afrikën e Jugut, ku rastet e pozitivitetit janë trefishuar gjatë javës së fundit, dhe ku variacioni afrikan përbën tashmë rreth 90% të rasteve të reja.

Sipas autoriteteve, risia e këtij varianti është shpejtësia e transmetimit, veçanërisht tek të rinjtë, duke vënë sërish në diskutim efikasitetin e vaksinave të përpunuara deri më tani. Gjithsesi, për momentin nuk ka asnjë evidencë që këto forma të reja dhe më agresive të SARS-Cov-2 nuk do të përfshihen në mbrojtjen e siguruar nga vaksinat që kanë filluar tashmë të injektohen në popullsi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat