Evropa i është frikësuar kësaj, varianti i ri i coronavirusit Omicron konfirmohet në Itali, Gjermani e Britani

Evropë

Evropa i është frikësuar kësaj, varianti i ri i coronavirusit Omicron konfirmohet në Itali, Gjermani e Britani

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Evropa i është frikësuar kësaj, varianti i ri i coronavirusit – Omicron konfirmohet në Itali, Gjermani e Britani

Autoritetet gjermane, britanike dhe ato italiane kanë raportuar rastet e para me variantin e ri të coronavirusit i njohur si Omicron.

Në Gjermani dy persona janë infektuar me variantin e ri të COVID-19, dhe bëhet fjalë për pasagjerë që kanë ardhur nga Afrika e Jugut, ku për herë të parë është zbuluar ky variant.

Në Itali është zbuluar një rast te një person që është kthyer nga Mozambiku, kanë njoftuar autoritetet e atjeshme.

E si pasojë e këtij varianti të ri, Italia ua ka ndaluar hyrjen qytetarëve që gjatë dy javëve të fundit kanë qëndruar në jug të Afrikës.

Kërkohet që të gjithë personat që së fundmi kanë qëndruar në atë rajon dhe janë nisur për në Itali, obligohen të lajmërohen të organet kompetente për testim dhe të futen në vetëizolim për nëntë ditë – ku më pas sërish do t’i nënshtrohen testimit.

Kjo ka bërë që vendet evropiane të ashpërsojnë masat anti-COVID, në veçanti për ata që vijnë nga Afrika e Jugut.

Kryeministri britanik Boris Johnson është një nga liderët e parë, i cili ka paralajmëruar shtrëngim të masave me qëllim që të luftohet pandemia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat