13 pasagjerë rezultojnë pozitiv me variantin e ri të Covid-19 në Holandë

Evropë

13 pasagjerë rezultojnë pozitiv me variantin e ri të Covid-19 në Holandë

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Varianti i ri i koronavirusit Omicron është zbuluar te 13 persona që mbërritën në kryeqytetin holandez Amsterdam me dy fluturime nga Afrika e Jugut.

Ata janë mes 61 pasagjerëve që rezultuan pozitivë me koronavirus.

Omicron u raportua për herë të parë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë nga Afrika e Jugut të mërkurën dhe provat e hershme sugjerojnë se ka një rrezik më të lartë të ri-infeksionit, raporton BBC.

Pasagjerët që rezultuan pozitivë për COVID-19 janë vendosur në karantinë në një hotel pranë aeroportit Schiphol të Amsterdamit.

Ata që rezultuan negativë u është kërkuar të izolohen në shtëpi për pesë ditë dhe të bëjnë teste të mëtejshme, ndërsa atyre në tranzit u lejuan të vazhdojnë udhëtimet e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat