Vrau nënën dhe plagosi gjyshen në Greqi/ Autori i dënuar për përdhunim

Evropë

Vrau nënën dhe plagosi gjyshen në Greqi/ Autori i dënuar për përdhunim

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia e ndodhur në Agrinio të Greqisë, ku një 35-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij e ka plagosur gjyshen.

Raportohet se i riu ishte dënuar në vitin 2012 për grabitje në Patra dhe në vitin 2013 për përdhunim në Janinë.

Ai është paditur edhe nga nëna dhe gjyshja e tij në vitin 2015 dhe 2017 për dhunë në familje.

Të njëjtat informacione bëjnë me dije se burri ka qenë i burgosur në të kaluarën në repartin psikiatrik të burgut të Korydallos, ndërsa së fundmi sapo kishte dalë prej andej, shkruajnë mediat helene.

Krimi i tmerrshëm ndodhi në orët e para të së martës, 30 nëntor 2021, kur 35-vjeçari shkoi në shtëpinë ku jetonin nëna dhe gjyshja e tij dhe pasi fillimisht sulmoi nënën me duar, duke e goditur me grusht në kokë, më pas i nguli thikën.

Vrasësi ka plagosur gjyshen e tij 80-vjeçare, e cila ka arritur të lajmërojë policinë, të cilët mundën të arrestojnë autorin në tentativë për t’u arratisur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat