Trajtonte koronavirusin me zbardhues, vdes lideri i no vax

Evropë

Trajtonte koronavirusin me zbardhues, vdes lideri i no vax

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 21:00
Johann Biacsics

Ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit një nga drejtuesit e lëvizjes no vax në Austri. Mediat vendase raportojnë se, Johann Biacsics ishte sëmurë me Covid dhe ishte trajtuar me klizma të bazuara në dioksid klori, i cili është përbërësi aktiv i zbardhuesit të rrobave.

Ky trajtim “alternativ” është i përhapur në mesin e no vax dhe u sugjerua gjithashtu nga presidenti i atëhershëm i SHBA, Donald Trump si një ilaç.

65-vjeçari megjithëse rezultonte pozitiv nga testi PCR, ishte i bindur se e kishte mposhtur sëmundjen dhe ishte kundër shtrimit në spital. Në shtëpi ai do t’i nënshtrohej më pas këtij trajtimi. Menjëherë më pas lideri i no vax vdiq. Megjithatë, familja e të ndjerit këmbëngul dhe shkruan në rrjetet sociale se edhe nëse vdekja “futet zyrtarisht në statistikat e viktimave nga Covid, ne e dimë të vërtetën”.

Ky nuk është rasti i parë i vdekjeve nga trajtimet e gabuara kundër Covid në Austri. Pak javë më parë, dy anëtarë të një familjeje vdiqën nga marrja e një helmi për krimbat e kalit.

Nga Covid vdiq edhe këngëtari i njohur austriak i muzikës popullore, Ludëig Lucky Ladstaetter, por jo nga trajtimet ‘alternative’. Në fillim të nëntorit ai ishte takuar me liderin e ultra të djathtës austriake që është no vax.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat