Johnson: Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh që nga vitet e 1990-ta

Evropë

Johnson: Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh që nga vitet e 1990-ta

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 11:56
Kryeministri britanik, Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka vlerësuar se gjendja në Ballkanin Perëndimor është në kulmin e tensioneve, më të lartin që nga luftërat e viteve 1990-ta.

“Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë në më shumë se dy dekada. Ne kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur sukseset e arritura përmes paqes dhe dialogut – nuk mund të lejojmë asnjë kthim në dhunën dhe ndasitë e së kaluarës”.

Këto komentet Johnson i bëri të enjten kur e mëroi Sir Stuart Peach, si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

“Përvoja dhe ekspertiza e gjerë e Sir Stuart Peach do të përforcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur paqen dhe për të promovuar integrimin euroatlantik në këtë rajon kyç.”

Sir Stuart Peach do ta marrë detyrën e re pasi të ketë dhënë dorëheqje nga detyra e Kryetarit të Komisionit Ushtarak të NATO-s, një rol të cilin e mban prej vitit 2018. Më parë ai ka shërbyer edhe si Shef i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat