Mediet e huaja shkruajnë për bllokadat dhe protestat në Serbi kundër regjimit autokratik të Vuçiqit

Evropë

Mediet e huaja shkruajnë për bllokadat dhe protestat në Serbi kundër regjimit autokratik të Vuçiqit

Nga: F.B Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 11:04
Protesta në Beograd, 4 dhjetor 2021.

Shumë media perëndimore kanë raportuar për protestat dhe bllokimin e rrugëve në Serbi, duke njoftuar se mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë, duke shprehur kundërshtimin kundër projektit për eksploatimit të litiumit nga kompania Rio Tint, transmeton “Bota Sot”.

Agjencia amerikane “Asociated press” ka raportuar se mijëra demonstrues kanë bllokuar Beogradin dhe qytetet tjera në Serbi, duke pamundësuar lëvizjen në rrugë edhe ura duke protestuar projektin e kompanisë së litiumit “ndonëse iu ishte tërhequr vërejtja nga policia dhe kompania duke i frikësuar demonstruesit”.

Thirrje për kryengritje, fishkëllima dhe zhurmë protestuesit kanë ndalë trafikun në autostradë që kalon përmes Beogradit, duke njoftuar se edhe në Nish në rrugën kryesore ka pasur bllokime sikurse edhe në urën në Novi Sad.

Raportim rreth ngjarjeve në Serbi pati edhe nga Uashington post, që njofton për rrahjen në Novi Sad ku “huliganë të futbollit hodhën gurë dhe shishe në demonstrues”, ku njoftohet për lëndimin e një personi, por ka pasur edhe hedhje të flakadanëve në demonstrues.

Në protesta ka pasur shumë njerëz të uniformuar, protesta ishte mbi dy orë dhe “janë protestat më masovike ndaj pushtetit në vitet e fundit”, thotë AP.

AP thotë se “këto protesta po ndodhin në pakënaqësinë e madhe ndaj pushtetit autokrat të Vuçiqit”.

Shumë shoqata të mbrojtjes së mjedisit po mbështesin protestat, ndërsa përkundër tyre Vuçiq sot ka udhëtuar në lokacionin e kompanisë Rio Tint për të biseduar me banorët lokal. Si Vuçiq, edhe zyrtarë tjerë po kritikojnë protestat dhe akuzojnë se ato po financohen nga perëndimi për të destabilizuar vendin dhe sjelljen e opozitës në pushtet.

Rojtes ka njoftuar për mijëra protestues që bllokuan rrugët në shumë qytete duke kundërshtuar qeverinë dhe pushtetin e SNS të Vuçiqit, pak muaj para zgjedhjeve të ardhshme. Ka pasur shumë thirrje për të ndal këtë projekt , për mbrojtjen e mjedisit edhe ujit edhe kundër pushtetit.

Agjencia Frans press tha se mijëra protestues bllokuan rrugët kryesore të Serbisë në kundërshtim të planit të qeverisë për lejimin e eksploatimit të litiumit. Protestuesit kanë paralizuar mbi dy orë qarkullimin dhe lëvizjen.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat