Dalin pamjet/ Kandidati i Francës për president, kapet për fyti në një tubim

Evropë

Dalin pamjet/ Kandidati i Francës për president, kapet për fyti në një tubim

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 12:15
Eric Zemmour

Kandidati i ekstremit të djathtë për president të Francës, Eric Zemmour është sulmuar në tubimin e tij të parë të fushatës.

Ndërsa 63-vjeçari lëvizte mes turmës për në skenë, një burrë e kapi për pak kohë nga qafa përpara se oficerët e sigurisë të ndërhynin.

Mediat lokale raportojnë se kyçi i tij është lënduar dhe se mjekët i kanë urdhëruar nëntë ditë pushim.

Ish-gazetari dhe eksperti njihet për pikëpamjet e tij të diskutueshme mbi emigrantët dhe Luftën e Dytë Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat