Në Francë, u zbuluan planet për sulme terroriste për Krishtlindje

Evropë

Në Francë, u zbuluan planet për sulme terroriste për Krishtlindje

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 19:15
Në Francë viteve të fundit u kryen shumë sulme terroriste që lanë qindra njerëz të vdekur. Fotografi nga arkivi.

Dy burra të moshës 23-vjeçare janë akuzuar për terrorizëm më 8 dhjetor në Francë. Pas arrestimit të tyre u zbulua se kishin planifikuar të kryenin sulme me thika në hapësira publike gjatë kohës së festave të fundvitit.

Shërbimi inteligjent në Francë, arrestoi dy burrat kah fundi i nëntorit në dy zona të ndryshme në periferi të Parisit. Shërbimi inteligjent pranoi informata për planifikim të sulmeve të mundshme, tha një burim i afërt me rastin, raporton AFP.

Të dytë, u akuzuan për terrorizëm më 3 dhjetor dhe mbetën në paraburgim, tha burimi duke konfirmuar kështu raportimet e para të publikuara në gazetën, Le Parisien.

Plani i dy të arrestuarve ishte të sulmonin njerëz në qendra tregtare por edhe rrugë.

Burimi i informuar për rastin tha se dy burrat madje diskutuan se ku do të duhej të “vdisnin si martirë”, duke shtuar se plani ishte i inspiruar nga xhihadistët.

Dyshja, sipas burimit, u njoh në rrjetet sociale e më pas u takua edhe fizikisht.

Në Francë ndodhën shumë sulme terroriste që nga viti 2015, me ç’rast qindra njerëz vdiqën e vendi u detyrua të rrisë nivelin e sigurisë në më të lartin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat