Nuk pajtohet për ashpërsimin e masave anti-COVID, dorëhiqet ministri

Evropë

Nuk pajtohet për ashpërsimin e masave anti-COVID, dorëhiqet ministri

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 22:57
Lord Frost dhe Boris Johnson

Ministri i Brexit, Lord Frost, raportohet se ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Boris Johnsonit.

Lord Frost udhëhoqi negociatat e Britanisë mbi Marrëveshjen e Tërheqjes nga Bashkimi Evropian dhe Protokollin e Irlandës së Veriut.

The Mail on Sunday, e cila raportoi për herë të parë lajmin, ka shkruar se ai i dorëzoi Johnsonit dorëheqjen e tij një javë më parë.

Ai dha dorëheqjen për "drejtimin politik" të qeverisë, duke përfshirë futjen e kufizimeve më të ashpra anti-COVID në Angli.

Sipas The Mail On Sunday, ishte rënë dakord që Frost të largohej paqësisht dhe ishte bindur që të qëndronte në rolin e tij deri në janar.

Dorëheqja vjen një javë pasi partia konservatore humbi zgjedhjet e pjesshme, përfshirë edhe North Shropshire, një vend që e kishin udhëhequr për gati dy shekuj.

Johnsoni duroi edhe rebelimin më të madh të deputetëve të tij, kur shumica e tyre votuan kundër Planit B për frenimin e COVID-19. Plani kaloi falë mbështetjes së Laburistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat