Polonia nuk respekton ligjin e BE-së, Brukseli merr masa ligjore

Evropë

Polonia nuk respekton ligjin e BE-së, Brukseli merr masa ligjore

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Brukseli ka nisur sot veprimet ligjore kundër Polonisë.

Kjo e fundit ka shfaqur mosmarrëveshje sa i takon përparësisë së ligjit të BE-së në vend.

Në tetor, Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi se anëtarësimi i vendit në BE nuk u jep gjykatave të Unionit autoritetin suprem ligjor.

Vendimi ndezi zemërim në Bruksel dhe dëmtoi më tej marrëdhëniet tashmë të trazuara të Polonisë me shefat e BE-së.

Komisioni Evropian deklaroi se vendimi i Polonisë ishte në shkelje të traktateve të BE-së dhe u mohoi individëve para gjykatave polake “të drejtën për mbrojtje efektive gjyqësore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat