20-vjeçarja martohet me burrin që i hodhi acid në fytyrë

Evropë

20-vjeçarja martohet me burrin që i hodhi acid në fytyrë

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 13:26
Momenti i martesës

Një 20-vjeçare në Turqi është martuar me burrin që i hodhi acid në fytyrë, duke e lënë thuajse të verbër dhe të shpërfytyruar.

Daily Mail shkruan se burri i hodhi acid 20-vjeçares në vitin 2019, pas ndarjes së tyre.

Për këtë veprim ai u dënua me 13 vite e gjashtë muaj burg, por autori u lirua shpejt nga burgu, pas një ndryshimi në ligj, për shkak të Covid-19.

Para sulmit, autori e kishte kërcënuar 20 vjeçaren se do ta vriste. Por, pas arrestimit, autori i ka kërkuar 20-vjeçarës ta falte.

Kur ai doli nga burgu i ka kërkuar sërish falje, duke i thënë se është penduar për atë që ndodhi dhe se e dashuron dhe se do që të martohet me të.

Menjëherë pas lirimit në ditët e para të dhjetorit, ai i ka propozuar martesë viktimës dhe ajo ka pranuar.

Babai i vajzës, Yasar Ozek tha për dasmën e vajzës së tij: “Ajo u martua pa dijeninë tonë.” Kam luftuar për të për vite me radhë dhe tani gjithçka është e kotë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat