Vazhdon të rritet numri i rasteve me koronavirus në Itali

Evropë

Vazhdon të rritet numri i rasteve me koronavirus në Itali

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 08:32
Ilustrim

Ditën e tretë me radhë, Italia raportoi shifra rekorde të rasteve të reja me koronavirus. Numri i të infektuarve më 25 dhjetor në Itali arriti në 54,762 njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq 144 persona vdiqën si pasojë e koronavirusit në Itali brenda 24 orëve.

Që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt të vitit të kaluar, Italia regjistroi 136,530 vdekje të ndërlidhura me COVID-19 dhe shifra paraqet më të lartën në Evropë pas Britanisë ndërkaq në botë Italia renditet e nënta për nga numri i të vdekurve nga koronavirusi.

Italia vendos kufizime për të pavaksinuarit pas rritjes së rasteve me COVID-19

Në njësitë e kujdesit intensiv në spitalet italiane, 106 raste të reja u pranuan gjatë së shtunës. Numri total i pacientëve në kujdesin intensiv u rrit në 1,071 shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat