Pazare ‘të çmendura’: Pse kaq shumë njerëz po blejnë në Turqi

Evropë

Pazare ‘të çmendura’: Pse kaq shumë njerëz po blejnë në Turqi

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 18:06
Pamje nga Turqia

Një numër i lartë njerëzish kanë udhëtuar drejt Turqisë, këtë herë jo vetëm për të pushuar, por për të blerë nëpër dyqane dhe tregje produkte ushqimore, veshje dhe sende të tjera.

Gjëja e parë që bëjnë pasi mbërrijnë në Turqi është që shkëmbejnë paratë në lira dhe drejtohen drejt dyqaneve dhe tregjeve, kryesisht në qytetin Edirne. Euronews raporton se shumë autobusë me shtetas bullgarë, grekë dhe jo vetëm janë drejtuar drejt Turqisë për të bërë pazar.

Turqia po përballet me një krizë ekonomike me shifra zyrtare të inflacionit mbi 21% duke ndikuar te çmimet e ushqimeve, karburanteve dhe sendeve shtëpiake.

Lira, monedha turke, përjetoi muajin më të paqëndrueshëm në dhjetor, duke rënë pothuajse çdo ditë dhe arriti nivelin më të ulët historik prej 20.04 kundrejt euros më 20 dhjetor, kur monedha humbi më shumë se 60% të vlerës së saj ndaj monedhës europiane.

Pikërisht nga kjo rënie kanë përfituar turistët. Për momentin, lira është rimëkëmbur, por gjithsesi monedha ka humbur 40% të vlerës këtë vit.

Përgjithësisht, inflacioni i lartë mund të ulet duke rritur normat e interesit, por presidenti Recep Tayyip Erdogan ka argumentuar të kundërtën.

Ai këmbëngul për uljen e normave të interesit, kreditë e lira, eksportet e larta dhe u ka kërkuar bizneseve që të ulin çmimet derisa lira të stabilizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat