Nik Gjeloshaj: Disa do t’i mbronin me çdo kusht kolltukët në Mal të Zi

Evropë

Nik Gjeloshaj: Disa do t’i mbronin me çdo kusht kolltukët në Mal të Zi

Më: 20 janar 2022 Në ora: 16:03
Zdravko Krivokapiq

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka iniciuar në Kuvend shkarkimin e zëvendësit të tij, Dritan Abazoviq.

Ky i fundit po akuzohet për tradhti pasi po kërkon që të krijohet një qeveri e re malazeze.

“Kur dëgjoni fjalën “tradhti” këto ditë, dijeni se është një mbrojtje konvulsive e kolltukut”, ka shkruar në Facebook kreu i Alternativës Shqiptare dhe njeriu i parë Tuzit, Nik Gjeloshaj.

“Fatkeqësisht, ne shohim se disa do të mbronin kolltukët me çdo kusht dhe do t’i bënin thirrje popullit në trazira, pa fund. Në vitin 2020 kanë përkrahur qeverinë e pakicës të udhëhequr nga ky Krivokapiq, ka qenë “e pastër” kështu që mund të mbështetet dhe tani që është e mundur që dy parti nga shumica parlamentare të formojnë një qeveri të pakicës me pakicat, tani është tradhti”, tha Gjeloshaj.

Ai gjithashtu pyet se kush po e tradhton veten dhe nëse përjashtimi i minoriteteve në qeverinë e tanishme, që po largohet, ishte i qëllimshëm.

“Borra është e mirë, gjurmët mbeten. Ejani në kursin e bashkimit në Tuzi, ku përfaqësohen të gjitha fetë dhe kombet, ku nuk ka ndarje, ku buxheti nuk anashkalon fondet për Bashkësinë Islame, Kishën Katolike, Kishën Ortodokse. Ky është Mali i Zi në miniaturë”, ka përfunduar Gjeloshaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat