Nimanbegu dënon ashpër fjalët ofenduese drejtuar Dritan Abazoviqit

Evropë

Nimanbegu dënon ashpër fjalët ofenduese drejtuar Dritan Abazoviqit

Më: 21 janar 2022 Në ora: 22:44
Genci Nimanbegu

Kryetar i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, ka reaguar për fjalët fyese që iu thanë zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviq, nga një disa protestues në Podgoricë.

Ai u kërkoi maturi politike dhe njerëzore të gjithë akterëve politikë.

“Dënojmë ashpër fjalët ofenduese drejtuar zv.kryeministrit Dritan Abazoviq, me bazë nacionale nga ana e protestuesve para RTMZ sonte në Podgoricë. Këto ofendime nuk janë vetëm personale por ofendim i të gjithë popullit tonë.” shkroi Nimanbegu në një postim në Facebook.

Tutje, ai tha se ftesat për protesta dhe akuzat për tradhti janë të papërgjegjshme dhe manipulim i qytetarëve.

“Vetëm me dialog mund të dilet nga situata e cila është përgjegjësi e ekstremizmit politikë nga ana e përfaqësuesve politikë të subjekteve qeveritare aktuale.”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat